Kuriozitet

Hoteli më i madh i braktisur në Japoni

Japonia njihet si një vend që ka një numër të madh të hoteleve të braktisura.

Një hotel që është rreth 300 km larg nga Tokio, e që konsiderohet të ketë qenë një ndër hotelet më të mëdha në Japoni, ka qenë synim i artistit japonez i njohur me nofkën Nat, për të shkruar një artikull me një sërë fotografish, transmeton Koha.net.

Hoteli ka mbyllur dyert në vitin 2006, pas shumë përpjekjesh për ta sjellë ‘në jetë’ përsëri, por qe e kotë.

Afër hotelit nuk ka plazhe, e dyshohet të jetë kjo një arsye pse e ka detyruar pronarin ta mbyllë.

Por në brendësi, shumë gjëra kanë mbetur ashtu siç kanë qenë pasi s’janë larguar nga askush, sigurisht, të mbuluara me pluhur, me barishte e të shkatërruara. 

{gallery}