Halloweeni, apo siç njihet ndryshe edhe si “Nata e Shtrigave”, është duke u festuar sonte pothuajse në gjithë botën.
Viteve të fundit, kjo festë është duke u shënuar edhe në Kosovë. Gjatë kësaj nate, shumica e njerëzve, si ata të thjeshtë po ashtu edhe ata të famshëm, të vegjël e të mëdhenj, maskohen ose vishen sikurse personazhet e tyre më të preferuara, kryesisht personazhe të filmave të frikshëm.
Gjithashtu, për Halloween kanë filluar edhe kafeteritë nëpër Prishtinë të dekorohen, ndërsa kungulli është një nga gjësendet që përdoret më së shumti, i ndriçuar nga brenda e i formësuar me gojë e sy që jep një pamje të frikshme.
Në vijim po ju sjellim disa fotografi të bëra në sheshet e Prishtinës këtë mbrëmje nga fotografi i gazetës “Koha Ditore”, Driton Paqarada.
{gallery}
-
31 tetor 2018 21:56
-
Shpërndaje në: