Kuriozitet

Shitet për 230 mijë euro telefoni i Adolf Hitlerit

Një telefon i përdorur nga Adolf Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore është shitur në një ankand për 228824 euro.

Andreas Kornfeld nga shtëpia e ankandeve “Alexander Historical” në qytetin Chesapeake, Maryland, tha se ai është shitur të dielën pasdite tek një person që ofertoi përmes telefonit, raporton The Independent.

Shtëpia e ankandeve nuk i zbulon emrat e blerësve.

Ofertat për telefonin nisën nga 100,000 dollarë.

Oficerët okupues rusë ia dhanë telefonin një oficeri britanik, Brigadierit Ralph Rayner, gjatë një vizite në bunkerin e Hitlerit në Berlin, transmeton Koha.net.

I biri i oficerit tani po e shet telefonin e kuq me një simbol të partisë naziste në të dhe me emrin e Hitlerit të gravuar në pjesën e prapme të tij.

Telefoni është përdorur në vetura dhe trena por edhe në bazën fushore të Hitlerit.