Zbulohen dy specie të reja bimore në Malin e Tomorrit

Zbulohen dy specie të reja bimore në Malin e Tomorrit

19 shkurt 2017 22:28

Studiuesit shqiptarë po zbulojnë specie të reja bimore megjithëse në kushtet e vështira nga mangësitë në mbështetjen financiare në shkencat natyrore. 

Profesor Lulëzim Shuka ka dërguar për botim dy specie të reja për shkencën e botanikës të zbuluara në Malin e Tomorrit.

Me zbulimet e fundit dhe ato të kryera në vitet gjashtëdhjetë nga shkencëtarë të huaj, Mali i Tomorrit radhitet në zonën më të pasur me lloje endemike në Shqipëri.

Ndërkohë, dy bimë të tjera endemike të zbuluara më parë po studiohen në dy universitete europiane për vetitë antitumorale të përbërjes kimike të tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi me Profesorin e shkencave natyrore Lulëzim Shuka.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme