Kuriozitet

Hezitoi për t’i dhënë para, por kur e pa këmbëzbathur bëri një gjest human

Në Filipine, është një fluks i madh i të pastrehëve dhe lypësve të rinj që bredhin rrugëve.

Brenda një qendre tregtare në Manila po qëndronte një djalë i ri në moshë që herë pas here iu afrohej turistëve për t’i kërkuar para, transmeton Koha.net.

Për një moment kishte kaluar pranë edhe një turist i cili kishte duart me tatuazhe por kur lypësi iu afrua, ai nuk i kushtoi vëmendje. Pasi u largua ia pa këmbët e zbathura dhe kjo gjë e mërziti shumë, që pastaj nuk hezitoi dot edhe t’i ndihmojë.

“Heroi” që nuk e bëri të ditur emrin e tij, morri djalin dhe hyri në një butik të këpucëve për t’ia blerë një palë.

Kamerat e dyqanit e kishin filmuar dhe më pas i shpërndanë në rrjetet sociale gjestin e tij humanitar, që tutje thanë se në dyqane pranë tyre i kishte blerë djaloshit edhe rroba.

{gallery}