Kulturë

Kantatat më të mira të Bachut

Peter Wollny, drejtor i Arkivit të Bachut në Leipzig, Michael Maul, drejtor i ri i festivalit “Bachfest” dhe Sir John Eliot Gardiner, dirigjent britanik, si dhe ideator i gjithë nismës: këta janë tre ekspertët që kanë përzgjedhur ato që do të konsiderohen kantatat “më të mira” të të gjitha kohërave që ka shkruar Bach. Maul i ka identifikuar 33 prej tyre, Gardiner në përgjithësi 38, ndërsa Wollny 52 sosh.

Pesëmbëdhjetë kantatat janë përfshirë në listën e “më të mirave” të të gjithë përzgjedhjes së tre studiuesve të veprës së Bachut, dhe ajo që është më e rëndësishmja është që ata nuk i kishin krahasuar shënimet e tyre para përpilimit të listës, shkruan Koha Ditore.

Wollny, Maul dhe Gardiner pastaj e kanë reduktuar listën në 33 kantata. E të gjitha veprat e përfshira në listë tashmë janë interpretuar brenda 48 orëve të para të edicionit të sivjetmë të festivalit “Bachfest”, që mbahet në Leipzig, që ka nisur më 8 të këtij muaji. Fiks 18 orë muzikë në dhjetë koncerte të ndara janë mbajtur nëpër kishat “St.Thomas” dhe “St.Nikolaus”, ku vetë kompozitori me nam kishte punuar dikur. E kush do t’i nënshtrohej një prove të tillë? Nuk ka nevojë të shohësh më përtej sesa në festivalet e mëdha si ai i muzikës rock “Rock am Ring” apo “Richard Wagner Festival” në Bayreuth, për të gjetur shembuj të ngjashëm të konsumimit të muzikës “live”.

Pjesëmarrja e “Cantata Ring” (Unazës së kantatave) në Leipzig, në fakt ishte rezervuar gjashtë muaj përpara, kur ishin shitur të gjitha biletat. Vizitorët kishin bërë udhëtime nga vende të ndryshme për të marrë pjesë aty, deri edhe nga Zelanda e Re. Dhe çfarë është një kantatë? Termi vjen nga fjala italiane “cantare” dhe ka të bëjë me të kënduarit. Kantata është vepër vokale që zgjat rreth 20 minuta, dhe përfshin disa vepra më të vogla me vokal solo, refren dhe shoqërim të instrumenteve – apo nganjëherë edhe të gjitha këto përnjëherë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)