Kulturë

Jimmy Carter dhe presidenca e mbajtur peng

Pak para ceremonisë inauguruese të Ronald Reagan në janarin e vitit 1981, një prej ndihmësve të tij e draftoi një shkresë që rekomandonte që ai ta ftonte pararendësin e tij, Jimmy Carter, për një darkë në Shtëpinë e Bardhë.

“Në fund të fundit, derisa populli amerikan e refuzoi në masë të madhe presidentin Carter, ata vazhduan ta pëlqejnë Jimmy Carterin personalisht”, shkruante mesazhi.

E kam gjetur këtë shkresë gjatë një hulumtimi në arkiva, kohëve të fundit, si një lloj kujtimi për kohën kur Carter qe shfaqur në jetën tonë kombëtare, shkruan Koha Ditore.

Ai ishte i thjeshtë, fermeri që vishte xhinse, e që kishte premtuar ta shëronte vendin pasi që rasti “Watergate” jo vetëm që e goditi ekonominë e mjerueshme, por solli edhe kriza që e mbingarkuan vetë atë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)