Kulturë

Ministria nuk ia del t’i rrisë pagat e punonjësve të kulturës as pesë muaj pas afatit të caktuar

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, tash e pesë muaj është duke e shtyrë afatin për rritjen e pagave për krijuesit e performuesit e kulturës dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore.

Qysh prej shkurtit të këtij viti, shtyrja e ekzekutimit të pagave me rritje prej 50 për qind bëhet me premtimin: “nga muaji tjetër”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me këtë premtim MKRS-ja, muajin e kaluar ia kishte dalë që për herë të tretë ta ndalë hyrjen në grevë të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Qershori ishte paraparë si afati i fundit për rritjen e pagave.

Në një takim që ka pasur ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, me përfaqësuesit e institucioneve vartëse javën e kaluar, ua ka prezantuar një draft të Rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve e të performuesve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet së cilës parashihet të bëhet ngritja e pagave. Por pos me shtyrjen e afateve nga Ministria e Kulturës, disa përfaqësues të institucioneve nuk janë pajtuar as me përmbajtjen e draft-rregullores.

Sipas këtij dokumenti, rritja e pagave do të bëhet për 50 për qind. Por të paktën Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nuk janë pajtuar me përmbajtjen e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)