Kulturë

“Siparantum” me vepra shqiptare mirëpritet në Kroaci

Kori që me program atraktiv dhe interpretim interesant po përfaqëson vendin në shtete të ndryshme, e ka vazhduar rrugëtimin në Kroaci.

“Siparantum” të shtunën e nisi maratonën koncertale në Zagreb, për t’u bërë pjesë e disa aktiviteteve atje, shkruan sot “Koha Ditore”. Me datën 9 koristët u ngjitën në skenën e sallës së njohur “Hrvatski Glazbeni Zavod”, në Zagreb.

Kori nga qyteti i Pejës në këtë mbrëmje u paraqit në mesin e gjashtë koreve të tjera të njohura kroate, përfshirë korin “Lisinski”, “HPD Slavulj – Petrinja”, “Emil Cossetto” e të tjera. Por para kësaj, ata u bënë pjesë e një ngjarjeje tjetër të rëndësishme.

Data 9 e muajit qershor shënoi “Ditën e Pakicave Kombëtare” të qytetit të Zagrebit. Kori kosovar bëri hapjen e kësaj ngjarjeje me disa vepra të kompozitorëve shqiptarë, të cilat - sipas dirigjentit të “Siparantum”, kompozitor Memli Kelmendi - “ngjallën emocion para të pranishmëve në parkun e njohur Zrinjevac”. Ngjarja zuri vend në parkun “Zrinjevac”.

“Ky ishte një përfaqësim shumë i bukur për shqiptarët dhe qytetarët e Zagrebit”, ka thënë Kelmendi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)