Kulturë

“Një ushtar amerikan” me operë për vrasjen e racizmin

Kur është nisur për vizitë në St.Louis, për ta parë se si jeta e vdekja e fëmijës së saj të vetëm është transformuar në operë, fundjavën e kaluar Su Zhen Chen ka thënë se do të ulet në skaj të një rreshti dhe afër daljes.

“Nëse mund ta përballojë, do ta shikojë gjithë operën”, ka thënë Chen në një intervistë me telefon, realizuar një javë para se ajo ta linte shtëpinë e saj në New York.

“Nëse ndiej që nuk mund ta duroj do të ikja në gjysmë”. Është e kuptueshme, që opera do të jetë e vështirë për t’u parë.

Opera e titulluar “An American Soldier” (Një ushtar amerikan), e kompozuar nga Huang Ruo që ka bashkëpunuar me dramaturgun David Henry Hwang, e ka pasur premierën në “Opera Theater of St.Louis” të dielën që shkoi. Opera rrëfen historinë e Danny Chen, një ushtar njujorkez që ishte bashkuar me ushtrinë dhe qe dërguar në Afganistan... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)