Bob Dylani iranian që synon të jetë Banksy i muzikës

Bob Dylani iranian që synon të jetë Banksy i muzikës

19 shkurt 2017 21:09

Mohsen Namjoo gërsheton ritet sublime të klasikes perse me tinguj rock e blues. Kombinon këngët religjioze me folklorin. Ai luan në instrumentin tradicional iranian të quajtur lute bashkë me kitarën elektrike.

Tekstet e tij përziejnë vargjet e Rumit me muhabetet e zakonshme në pazar. Muzika e Namjoos vë theksin në mospërputhjet e shoqërisë së sotme iraniane, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Kjo është arsyeja pse ai është i njohur edhe si Bob Dylani iranian.

“Nëse përziej diçka, më vjen nga vetë jeta, kontradiktat që ekzistojnë në secilin aspekt të jetës sonë”, thotë ai. “Vij nga një vend ku shteti udhëhiqet nga njerëz me mentalitet të shekullit të tetë dhe që ende, për shembull, dëshirojnë që ju të mos vishni fanella.

Ky mentalitet nuk u takon kohëve moderne, por ka mjetet moderne në duar, në mënyrë që të ushtrojë pushtetin e vet. Është kombinim i paharmonizuar që çon tek mënyra ime e të menduarit dhe tek muzika ime”, thotë ai. Namjoo është rritur në Mashhad në lindje të Iranit, një prej lokaliteteve më të shenjta të vendit.

Për çdo vit, ky vend është nikoqir i miliona vizitave të pelegrinëve që vizitojnë faltoren e imamit Riza. Tri dekada pas revolucionit islamik të vitit 1979, performimi i muzikës në publik, në Mashhad është ende sfidë e madhe.

“Në qytetin e Imamit Riza, neve nuk na lejohen koncertet”, kishte thënë vitin e kaluar Ayatollah Alamolhoda, prijës i namazeve të xhumasë në qytet. “Nëse dëshironi të mbani koncerte, shkoni e jetoni në një qytet tjetër”.

Kjo kishte çuar në një konfrontim midis administratës së moderuar të presidentit Hassan Rouhani dhe dorëheqjes së ministrit të kulturës, por ekstremistët e kanë mbajtur të veten.

“Muzika është shumë prezente në Mashhad”, thotë Namjoo. “Ishte prezente edhe më herët, është prezente tani: ka shumë bende që garojnë në fshehtësi. Në Mashhad, gjithmonë ka qenë një kontrast i çuditshëm ndërmjet muzikës që është në dispozicion në publik dhe muzikës së ndaluar e të fshehtë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme