“Loving” për martesën revolucionare

“Loving” për martesën revolucionare

19 shkurt 2017 19:07

Shumica e filmave që zënë vend në kohën kur ngrihen çështje për të drejtat e njeriut konfrontues. Ka marshe, protesta, dhunë të policëve, fjalime të fuqishme dhe mbase thirrje të llojit “do ka kalojmë këtë”.

Filmi më i ri i Jeff Nichols, “Loving” i qaset temës nga një kënd krejtësisht tjetër, shkruan “The Independent”, transmeton “Koha Ditore”. Perspektiva e tij fokusohet në çiftin ndërracial, Richard dhe Mildred Loving (Joel Edgerton dhe Ruth Negga), të cilët planifikojnë të martohen dhe të krijojnë familje.

Në fillim të filmit, Mildred paraqitet shtatzënë. Mund të ketë rrëmuja sociale rreth tyre por shqetësimet e tyre janë praktike. Ata duan të qëndrojnë së bashku. Në Virginian e viteve ’50, ku rregullat kundër martesave ndërracore janë në fuqi, kjo është një sfidë më vete.

“Loving” është delikat dhe i punuar me kujdes, në të cilin oratoria është mbajtur në minimum. As Richard e as Mildred nuk flasin shumë. Richard, në veçanti, është i heshtur. Ai punon si mekanik e murator dhe gjithmonë duket sikur ka një enigmë që fshihet në fytyrën e tij, por përkushtimi ndaj Mildred është i dukshëm.

Edgerton është i mrekullueshëm në rolin e tij të përmbajtur, teksa na bind për dashurinë që ka ndaj Mildred dhe dëshirës për ta mbrojtur atë me çdo kusht. Negga, e cila është e nominuar për “Oscar”, kap butësinë e karakterit të saj, duke iu afruar me raste modestitë, por është tërësisht besnike ndaj burrit dhe fëmijës së saj.

Sikur Richard, edhe ajo është fleksibile. Të afërmit u thonë të dyve se është e sigurt se do të ndahen, por kjo është një këshillë që ata e injorojnë. Të bardhëve nuk u pëlqen afërsia e tyre. Këtë gjë Nichols nuk ka nevojë që ta paraqes me pamje dramatike në ekran. Krejt çka i duhet janë disa incizime të shprehjeve armiqësore dhe dyshuese në fytyrat e tyre kur ata shohin çiftin së bashku... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme