“The Young Karl Marx” me idetë që ndryshuan botën

“The Young Karl Marx” me idetë që ndryshuan botën

19 shkurt 2017 17:04

Filmi i Raoul Peckut, me kastë të mirë aktorësh, me qëllim të sinqertë, “The Young Karl Marx”, është më shumë vështrim i një ngjarjeje historike që ka ndodhur, e jo një përpjeke për të treguar një pjesë të hidhur.

Filmbërja inteligjente e Peckut krijon potencialisht misteriozitet politik dhe kryesisht sjell një dorëshkrim akademik në ekran, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por edhe pse idetë janë shndërruar si të arritshme dhe ndonjëherë emocionuese, të vendosura në kontekstin e tyre, gjithsecili me njohuri të arsyeshme për historinë pasuese mund të gjejë mundësi për të festuar kulmin emocional të kësaj historie pak të komprometuar. Nuk duhet të fajësohet Marxi për mizoritë e komunizmit të shekullit XX.

“Manifesti komunist” i shkruar në vitin 1848 nga Marx i portretizuar në film nga August Diehl dhe Friedrich Engels (Stefan Konarske), ishte pamflet mbi idetë e Marxit për të cilat ai do të kalonte tërë jetën duke i zgjeruar, në kryeveprën e papërfunduar, “Kapitali”.

Titulli i fundit, është jashtë fushëveprimit të filmit biografik të Peckut, që kulmon në botimin e “Manifestit” si një lloj brohoritje triumfuese në revolucionin që vjen më pas. Ky fokus i kufizuar u ka dhënë mundësi Peckut dhe bashkëskenaristit Pascal Bonitzer, jo vetëm ta shtrijnë filmin në dy orë, por edhe të paraqesin një vështrim mbi Marxin.

Në mes të kësaj dhe “The Young Pope” ne ndoshta shohim një trend të ri përmes të cilit “i riu” bëhet eufemizëm për “seks” dhe “seksi Karl Marx” ku portretizohet nga Dihel i cili nuk është i shëmtuar, dhe kjo nuk është kontradikta e parë që mund të shihet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme