Shtëpia e mjeshtrit të metalit ku punoi mjeku “sovjetik”

Shtëpia e mjeshtrit të metalit ku punoi mjeku “sovjetik”

19 shkurt 2017 13:00

Në mes të kaosit urbanistik, me pak trotuar që i shërben parkimit të veturave, e mes ndërtesash të larta që po mbijnë shpejt, ndodhet një monument. Objektin që zë vend në zemër të qendrës së qytetit të Mitrovicës vendasit e njohin si shtëpia e Asim Leniqit. Ky burrë ka një histori të trishtë.

Objekti, që u ndërtua në fund të shekullit XVIII, mbahet në mend edhe për lavdi. Në të jetoi mjeku Nehmin Shefajn, që kuroi shumë mitrovicas dhe banorë të viseve të tjera të Kosovës nga epidemia e lisë. Ai kishte ardhur nga, siç njihej atëherë, Bashkimi Sovjetik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Struktura e saj e fortë, me bazë prej gurësh ka bërë që t’i mbijetojë kohës. E përgjatë ekzistencës së vet kishte disa funksione e përdorime. Tash u shërben për banim tri familjeve. Në mesin e tyre edhe asaj të Adem Ibrahimit. Shërben edhe për të mbajtur tabelën në të cilën është vendosur emri i “Evliya Çelebiut”, si emërtim i rrugës andejpari. Mbanë numrin 5.

Gjysmë shekulli me idenë e braktisjes

Familja e Adem Ibrahimit është një prej dy familjeve që jetojnë në katin e përdheses të objektit. Komshi e ka të vëllanë. Sipër është edhe një familje tjetër.

Gati gjysmë shekulli i ka kaluar në këtë objekt. Tash është 59 vjeç dhe e kujton se ka qenë rreth 10 vjeç kur është vendosur familja e tij aty. Për gjithë këtë periudhë thotë të mos ketë krijuar ndonjë lidhje me shtëpinë e tij të fëmijërisë e të rinisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme