Artistja e punëdoreve nga lëkura

Artistja e punëdoreve nga lëkura

19 shkurt 2017 11:21

Fatmire Shehu-Sallah një pjesë të fëmijërisë së saj e ka kaluar në atelienë e babait të saj të ndjerë, piktorit Tahsin Shehu. Me kureshtje ka përcjellë procesin e punës. Pikërisht aty ka filluar që ta zhvillojë imagjinatën krijuese dhe shkathtësitë për realizimin e veprave artistike.

Kësisoj edhe ka nisur rrugëtimin për t’u bërë trashëgimtare e artit të krijuar nga prindi i saj, për ta bartur e plotësuar atë me dekada deri në ditët e sotme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ngjashëm, siç bënte dikur piktori Shehu, edhe Fatmirja ka ndërthurur artin me elementet e një zanati tradicional në Prizren, të zhvilluar përgjatë shekujsh në Lagjen e Tabakhanes, duke sjellë krijime artistike nga lëkura, që realizohen ekskluzivisht me punëdore.

“Krahas profesionit të shenjtë të mësuesisë, prej vitit 1990 merrem me krijime artistike, pra punëdore nga lëkura, që e kam trashëguar nga babai im i ndjerë, piktori akademik Tahsin Shehu”, thotë Shehu-Sallah, duke theksuar se është rritur në një familje arsimdashëse, me ç’rast dy profesionet e prindërve të saj (nëna-mësuese dhe babai-piktor) janë manifestuar tek ajo, si shpirtërisht ashtu edhe në fantazinë artistike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme