Kulturë

Bashkim Shehu shkruan një roman të ri

Descriptive Text

Shkrimtari dhe përkthyesi i shquar shqiptar, Bashkim Shehu, po shkruan një roman të ri, i dhjeti me radhë në veprën e tij letrare.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Shehu ka zbuluar se është duke shkruar një roman, por për të cilin ai ka refuzuar të zbuloj çfarëdoqoftë.

“Unë nuk flas kurrë për atë që jam duke shkruar. E kam si rregull”, ka thënë Shehu në përfundim të intervistës, ku ai ka folur për Friedrich Nietzschen, Thomas Mannin dhe James Joycen.