Kulturë

Madeleine Albright paralajmëron për pasojat e fashizmit

Rënia e Murit të Berlinit shkaktoi eufori në Perëndim. George H. W. Bush deklaroi se “fundi i luftës së ftohtë ishte fitore për gjithë njerëzimin” dhe Vaclav Haveli predikoi se Evropa do ta krijonte “një lloj rendi të ri” ku të pushtetshmit më nuk do t’i shtypnin ata më pak të pushtetshëm dhe mosmarrëveshjet më nuk do të zgjidheshin me forcë.

Sa larg duken ato ditë tani. Çfarë ngjau me këtë optimizëm? Pse është ngadalësuar momentumi drejt demokracisë i komitetit ndërkombëtar? Siç pyet Madeleine Albright në librin e saj të ri, pse “edhe njëherë jemi duke folur për fashizmin?”

Kush më mirë i adreson këto pyetje sesa Albright, jeta e së cilës ishte formësuar nga fashizmi, dhe kontributi i së cilës për kultivimin e demokracisë si grua e shtetit dhe qytetare nuk ishte paralel?, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Në librin “Fascism: A Warning” (Fashizmi: një paralajmërim), Albright (bashkë me Bill Woodward) zhytet në historinë e saj personale, eksperiencën si qeveritare dhe bisedat me studentë të Georgetown, për t’i vlerësuar rreziqet aktuale dhe për të folur sesi duhen përballur ato.

Albright e bën këtë nëpërmjet një ekzaminimi të rasteve në Evropë dhe Amerikë nga Lufta e Parë Botërore, e deri në ditët e sotme. Nga kjo shpërfaqen disa modele.

Fillimisht fashizmi lulëzon përkrah me kaosin ekonomik, social e politik. Merrni shembull rastet klasike të Gjermanisë e Italisë së ndërvarur. Republika e Weimarit ishte goditur nga inflacioni i madh dhe depresioni i madh, rritja e dhunës nga krahu i majtë e i djathtë dhe poshtërimi i luftës së humbur, bashkë me paqen ndëshkuese.

Italia e ndërvarur ishte goditur nga inflacioni i lartë dhe papunësia, dhe ishte paralizuar për gati dy vjet nga sulmet dhe pengesat e bandave të krahut të majtë e të djathtë që shkaktonin nëpër rrugë. Këto kushte bënë që qytetarët të ishin të frikësuar dhe të dëshpëruar.

Derisa trazirat në Evropë pas Luftës së Parë Botërore ishin ekstreme, Albright thekson dinamikë të ngjashme në vende dhe kohë të tjera: ngritja e Hugo Chávezit në pushtet së fundi ishte ushqyer nga përkeqësimi i kushteve sociale dhe ekonomike dhe rritja e pabarazisë në Venezuelë: Viktor Orban erdhi në pushtet derisa Hungaria po përjetonte pasojat e dhimbshme të krizës financiare, dhe Vladimir Putini u shfaq derisa Rusia ishte në mes të rënies ekonomike dhe asaj kombëtare, të ngjashme me atë që kishte përjetuar Gjermania e ndërvarur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)