Kulturë

Yllka Brada drejt tregut botëror nëpërmjet “London Fashion Week”

Descriptive Text

Pak orë e ndajnë nga fluturimi drejt qytetit që njihet si nikoqir i një nga “katër javët më të mëdha të modës”, bashkë me New Yorkun, Milanon e Parisin.

Sikurse zakonisht, ditën e kalon në atelienë e saj që prej katit nën çati të një ndërtese në sheshin “Zahir Pajaziti”, “përfundoi” në faqet e gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”.

Copëza materialesh, modele plastike të veshur me kreacionet e pafinalizuara ende, gërshërë, vizore, penj a makina të qepjes, bien në sy në vendin që nxjerr kreacionet e brendit “Yllka Brada”. Brada - disenjatore e modës, kostumografe e stiliste - është prezantuar në “Javën e Modës në Londër”.

Në një bisedë për “Kohën Ditore” ajo flet me entuziazëm për këtë projekt që me një dozë fati mund t’ia hapë dyert në tregun botëror.

Autorja e brendit që zakonisht sjell në treg rroba unike për meshkuj e femra, shpjegon sesi veshjet që krijon çdo herë përmbajnë elemente autoktone, ani pse krijohen në një kohë kur është sfidë përballja me komercializmin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image

Image