Kur u nënshtrohet eksperimenteve të saj, muzika transformohet deri në një zhanër që edhe vetë e ka të vështirë ta kategorizojë.
“Por nëse bash veç ju duhet një përkufizim, atëherë mund ta fus në sirtarin e synth-pop, experimental electronic”, thotë Blerta Kosova (22), muzikantja e lindur në Mitrovicë, e cila kohëve të fundit është parë shpesh nëpër ngjarje kulturore të kryeqytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuzika të cilën e bën Kosova, është produkt i një eksperimenti të saj, me një laptop dhe me “midi controller”. Prej aty, do të niste një rrugëtim që dallon goxha fort prej gjithçkaje që kishte bërë më parë. Ajo kishte nisur të merrej me muzikë qysh kur ishte 12 vjeçe.
Audienca e njeh sidomos nëpërmjet performanncave që ka bërë në festivale të filmit a muzikës që mbahen në vend - përfshirë “DokuFestin”, “Ngom Festin”, “DAM Festin” a “Green Fest”. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo e zbërthen llojin e muzikës që për bazë e ka muzikën elektronike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.