Njerëzit e Prishtinës janë rock’n’roll

Njerëzit e Prishtinës janë rock’n’roll

19 shkurt 2017 08:30

Lorik Sylejmani/Aveny, artist vizual dhe studiues i arteve. Ka kryer studimet në dizajnin grafik në vitin 1994 në Universitetin e Prishtinës ku edhe ka përfunduar studimet për magjistraturë në vitin 1998, ne temën: “Prezantimi vizual dhe tipografik i poezive të dy artistëve njujorkez: Lou Reed dhe Laurie Anderson”.

Ka ligjëruar lëndën e Historisë së dizajnit, për të cilën lëndë ka të përfunduar librin. Ka qenë autor i emisionit për kulturën urbane “Aveny”, ndërsa tash është regjisor dhe dizajner i emisionit “Filozofema”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka punuar si autor e regjisor dokumentarët “Japonia, vendi i lindjes së diellit”, disa dokumentarë nga festivali i Glastonburyt si dhe nga Bienalja e Venecies. Ka realizuar dokumentarë për bendin “Laibach” dhe artisten multimediale aurie Anderson. Në radio udhëheq emisionin autorial për muzikën alternative dhe eksperimentale “Pilot Underground”.

Ka shkruar skenarin për film të metrazhit të gjatë “Kompleksi i kauçit”. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare e ato ndërkombëtare duke filluar nga dy prezantime billbord LED në Times Square New York, SCOPE Miami, Muzeun e Louvrit, OXO Tover dhe Brick Lane në Londër, Brukesl, Bari, Ferrara, Udine, Buenos Aires, Marsej, Novosibirsk, Tiranë, Beograd etj.

Sylejmani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Prishtinën nuk e shoh si një qytet! Dyshoj se ndonjëherë edhe do jetë i tillë. Thonë se është nisur keq dhe ashtu do të zhvillohet në vazhdimësi. E dhimbshme. Prishtina funksionon si një kakofoni urbane. Pak a shumë në një përrallë të keqe do të ishte si tërësi surreale... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme