Kulturë

Rizvanolli tregon rrugëtimin e tij si aktor, gjithçka nisi në vitin 1992

Edon Rizvanolli nga Prishtina në vitin 1992 do të largohej nga Prishtina për tu vendosur ne Austri, qytetin e Salzburgut.

Ai për emisionin “Jeta” të KTV-së tregoi se ishte rastësi që ai u bë aktor, pasi deri sa ishte në Kosovë ai planifikonte të studionte shkencat kompjuterike.

Më 1996 do të vijonte studimet e aktrimit në New York. Sot e njëmbëdhjetë vite jeton në Holandë. Edoni përveç që është aktor, ai tashmë e ka provuar veten edhe si regjisor, skenarist e montazhier.

Rastin e fundit e kemi me filmin “Të padashtun” ku Edoni është regjisori, skenaristi e montazhieri. Filmi ka shëtitur në shumë festivale, ditë më parë ishte edhe në Poloni.

Për më tepër ndiqeni intervistën më poshtë.