“Eksodi ‘99” bashkon rrëfimet e refugjatëve

“Eksodi ‘99” bashkon rrëfimet e refugjatëve

18 shkurt 2017 18:37

Të gjitha fotografitë tregojnë një ndodhi, por atë e sjellin në forma të ndryshme. Shpaloset nga një rrëfim i refugjatëve shqiptarë. Disa duke ikur në këmbë, disa me makina e portretet e njerëzve të dëbuar formojnë mozaikun e dhimbshëm.

Fotografi Asllan Krasniqi me rreth 100 fotografi të formatit të mesëm i ka kthyer vizitorët e Muzeut të Kosovës 18 vjet prapa. Këtë e ka bërë pikërisht, të premten, në nëntëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Nën organizim e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta dhe Muzeu i Kosovës, ekspozita ka bërë thirrje për të mos emigruar. E titulluar “Eksodi ‘99” ajo është hapur në muajin kur kjo Shoqatë ka shënuar 27-vjetorin e themelimit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme