Kulturë

Walmsley: Bota duhet ta shohë artin fantastik të Kosovës

Lidhja që ka kuratori anglez James Walmsley me Kosovën shkon përtej artit. Ishte i ri në këtë profesion kur mori përsipër që të hulumtojë skenën artistike kosovare, për ta prezantuar atë më pas në vendin e tij. Si rezultat i kësaj, u bë pjesë e tri projekteve të mëdha artistike.

Ekspozitat “Fragile State: Art from Kosova”, “Bogujevci/Visual History” dhe “Voices of Kosovo in Manchester”, prapa vetes bartin emrin e tij si kurator. Historia e Kosovës, ajo e luftës, ka qenë pika kryesore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes veprave të artistëve kosovarë ai i ka treguar botës për luftën, për trazirat, masakrat dhe shpresën. Ka lidhje me këtë vend nga viti 2005. Që nga ajo kohë me punë ka dëshmuar interesimin dhe vlerësimin që i bën artit dhe artistëve kosovarë.

Të martën Walmsley erdhi në Prishtinë për të rrëfyer këtë rrugëtim të tij nëpër histori, nëpërmjet artit. Galeria Kombëtare e Kosovës u bë nikoqire e ligjëratës ku Walmsley zbuloi detaje të përgatitjeve rreth ekspozitave, e njëherësh edhe për projektin e tij të radhës me artistin e njohur kosovar Xhevdet Xhafa.

Walmsley do të jetë kurator i ekspozitës personale të Xhafës, e cila do të hapet në Galerinë Kombëtare të Shqipërisë në shtator të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.