Të jetosh në absurd

Të jetosh në absurd

18 shkurt 2017 15:32

Walter Kaufman, në veprën e tij “Ekzistencializmi nga Dostojevski deri të Sartre”, shpjegon se ekzistencializmi, para se të pretendojë të jetë filozofi, në kuptimin e një doktrine filozofike, është, para së gjithash, një mënyrë jetese, shkruan sot Agon Sinanaj në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Kjo në kuptimin që, ndryshe nga filozofia klasike e cila ishte esencialiste dhe në kërkim të të vërtetave objektive, ekzistencializmi u zhvillua pikërisht si reagim ndaj këtyre pretendimeve. Bisedat e shkujdesura nëpër kafenetë e Parisit mes Sartreit dhe Camus u bënë simbolikë e një mënyre të re të të filozofuarit.

Në fakt, vetë ekzistencializmi është një mënyrë e shkujdesur e të filozofuarit; filozofi pa sistem dhe pa një metodë që do të na çonte tek e vërteta me karakter objektiv. Si filozofi, ekzistencializmi gjeti pranim për herë të parë në Francë pas Luftës se Dytë Botërore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme