“Muzikë shqiptare” i jep folklorit një frymë të re

“Muzikë shqiptare” i jep folklorit një frymë të re

18 shkurt 2017 12:45

Për vite me radhë kompozitori Mendi Mengjiqi ka hulumtuar muzikën folklorike të të gjitha trevave shqiptare. E ka përpunuar atë duke e risjellë si vepra për piano. Kësisoj në nëntëvjetorin e Pavarësisë ai është prezantuar me një dhuratë të veçantë. Libri “Muzikë shqiptare” sjell 58 vepra pianistike kompozuar nga Mengjiqi dhe u dedikohen kryesisht nxënësve shkollave të ulëta të muzikës.

Janë vepra shqiptare me motive të rajoneve të ndryshme që kompozitori i shquar u jep një tjetër dimension. Kësisoj Mengjiqi tingujt e muzikës folklorike i ka bërë të flasin ndryshe. “Dardane”, “Vlonjate”, “Dukagjinase”, “Toske”, “Shkodrane”, “Himariote”, “Çame” janë disa nga titujt e veprave në këtë libër botuar nga Botimet KOHA.

Të premten në promovimin e mbajtur në bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani”, pianistja Vlora Baruti ka thënë se me kompozitorin Mengjiqi është njoftuar në vitin 2000 në Filarmoninë e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme