Kulturë

Komuna rikthen në agjendë nismat për objekte kulturore në kryeqytet

Descriptive Text

Nënshkrimi i një marrëveshjeje mirëkuptimi midis “Swisscontactit” dhe Komunës së Prishtinës, ka mjaftuar që kjo e fundit t’i rikthejë në agjendë nismat për muze të artit e galeri në kryeqytet, shkruan sot Koha Ditore.

I pari ka të bëjë me themelimin e tij në një objekt ekzistues, e galeria përmendet si ide për projekt krejt tjetër. Për muze ashtu sikurse për galeri, tash e disa vite ka pasur premtime, por edhe projekte nga Qeveria e kryeqytetit dhe ajo qendrore.

Të enjten, kryetari u Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Argjentina Grazhdani, nga “Swisscontact” kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me Projektin për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Siç e ka prezantuar nëpërmjet një komunikate për media, Komuna përmes Drejtorisë për Kulturë e Sport ka për synim zhvillimin e turizmit krahas investimeve në infrastrukturën kulturore në qytet dhe ruajtjen e trashëgimisë. “Prandaj, do të investohet në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe do të themelohen dy muze për promovimin e artit bashkëkohor të Kosovës”, është shkruar në komunikatë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)