Veç të lumtura nuk janë fytyrat e portreteve – shumica prej të cilëve fëmijë - të fotografive bardhezi, të shkrepura në një vend të largët prej Prishtinës, vendit ku u ekspozuan mbrëmjen e së enjtes, shkruan sot Koha Ditore.
Një imazh që kap disa të rinj tek luajnë futboll në bregun e një plazhi do të duhej të reflektonte lumturinë e protagonistëve, por në një fotografi të shkrepur nga Avni Pantina, edhe hareja e një momenti të tillë zbehet.
Një vizitor që i sheh prej të parës deri të fundit 26 fotografitë e ekspozuara në galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, e krijon një ide mbi realitetin e Somalisë së vitit 2015 shtetit afrikan me popullsi rreth 14.3 milionë banorë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
23 mars 2018 12:31
-
Shpërndaje në: