Kulturë

“Për Bekimin” me muzikë e vargje që thurin artin e solidarizimit

Aktivitetet e artistëve për ta ndihmuar kolegun e tyre, regjisorin e njohur Bekim Lumi, ende po vazhdojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Koncerti i së mërkurës mbrëma ishte ngjarja radhës që i bashkohet motos “Për Bekimin”. I organizuar nga tenori i njohur kosovar Luan Durmishi, ky koncert ngërtheu një program të larmishëm, qoftë nga performuesit e po ashtu edhe në program.

Salla e Bibliotekës Universitare ishte gjysmë e mbushur, në këtë mbrëmje ku hyrja ishte me pagesë. Paratë e mbledhura shkojnë për shërim të regjisorit Lumi, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Durmishi, bashkë me pianisten Lirika Pula, u ngjitën të parët në skenë për të sjellë tri këngë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)