Kulturë

“Pasioni” në konfuzion përballë çmendurisë së njeriut të sotëm

Skena është e ndarë nga publiku me një najlon, i cili e turbullon pamjen. Është e qartë se dominon dhuna. Duket sikur po vriten njerëz. E kjo vërtetohet kur midis shikuesve dhe ngjarjes s’ka më perde.

Ambienti i ngjan sallave të operacionit apo edhe atyre ku trajtohen njerëzit me probleme psikike. Muja (Ard Islami) symbyllur qëndron në shtratin që lëviz gjatë gjithë kohës, shkruan sot “Koha Ditore”. Atë nuk mund ta qetësojë askush. As doktori (Ismet Azemi). Puna me pacientin pengohet nga shumë njerëz.

Vazhdimisht dëgjohet thirrja që duhet gjak pasi janë në dispozicion vetëm 72 orë. Skenat ndërrojnë shpesh. E përhershme është ajo me trupa të varur. Në këtë kontekst, vetëvrasja del si rreziku që nuk zhbëhet në botën e mbërthyer nga absurdi.

{gallery}

Në hallin më të madh është Hana (Gresa Pallaska). Të dy bijtë e saj përplasen për gjërat që i rrethojnë. Shpëtim Kastrati e Shkëlzen Veseli e quajnë njëri-tjetrin Ukë. Njëri del të jetë luftëtar e tjetri ka studiuar në Fakultetin Filozofik.

Kjo skenë asocion shumë edhe me realitetin e pasluftës në Kosovë, ku i ashtuquajturi “krahu i luftës” përplasej me atë të “paqes”. Të dytit i takon autori i tekstit “Pasioni”, Sabri Hamiti. Drama e tij është inskenuar për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nën regji të Martin Koçovskit në shfaqjen e dhënë premierë të hënën mbrëma. Është e para premierë për këtë vit në skenën e madhe, ani pse ishte paraparë në programin e vitit të kaluar.

Shpeshherë situata është fort konfuze. Vëllezërit përplasen edhe për një vajzë që e konsiderojnë si zanë, (Arta Selimi).

Dramaturgu Arian Krasniqi, ka thënë se është mirë që Teatri Kombëtar i Kosovës në programin e vet ka vendosur një tekst shqip të një shkrimtari dhe studiuesi të njohur, siç është Sabri Hamiti.

Në këtë shfaqje luajnë edhe Lumnie Sopi, Semira Latifi e Shengyl Ismaili... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)