Kulturë

Shtëpia e kulturës në Zhur tash 9 vjet jofunksionale

Descriptive Text

Zyrtarët e Qeverisë lokale të Prizrenit gjendjen aktuale të ndërtesës së Shtëpisë së Kulturës në Zhur e kanë vlerësuar si shumë të rëndë.

Sipas tyre, defektet në çati kanë bërë që uji të depërtojë në ndërtesë dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Një gjë të tillë e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, gjatë një vizite së bashku me zyrtarët e dikastereve të ndryshme të Ekzekutivit lokal.

Sipas tij, sikur problemet me çatinë të mos mjaftonin, persona të ndryshëm kanë thyer dyert e ndërtesës dhe kanë shkaktuar dëme tjera. Për këtë arsye Memaj ka pohuar se do të merren disa veprime në raport me këtë ndërtesë.

Punimet për ndërtimin e kësaj ndërtese patën nisur më 2009 dhe, sipas zyrtarëve të qeverisë së kaluar lokale, për këtë projekt qenë shpenzuar afër 1 milion euro nga fondet publike.

Ndërsa komuniteti i fshatit Zhur shumë herë ka bërë thirrje për funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës, ndërkohë që kanë kërkuar edhe ekspertizë teknike për statikën e kësaj ndërtese, për shkak të dyshimeve për parregullsi gjatë ndërtimit.

Pak ditë më parë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pati theksuar se lidhur me këtë projekt janë duke u zhvilluar hetimet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)