Kulturë

Largohet reklama shtatë muaj pa leje në Xhaminë e Jashar Pashës në Prishtinë

Descriptive Text

Xhamisë së Jashar Pashës, krejt afër qendrës së Prishtinës, të hënën mbrëma i është larguar panoja reklamuese që ia pengonte pamjen.

Këtë veprim e ka ndërmarrë Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, gati shtatë muaj pasi vetë ky organ e kishte vendosur atë afër monumentit, pa kurrfarë lejeje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sekretari i këtij organi, Behar Tërnava, i kishte thënë gazetës gjatë ditës se vetë ata do ta largojnë atë, teksa ka pranuar se panoja ishte vendosur pa leje.

punë e kryer”, ka thënë ai. Është arsyetuar se nuk ua ka marrë mendja që me të i pengohet pamja e Xhamisë që mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore.

Image

Nëpërmjet panos reklamuese, në gusht të vitit të kaluar, njoftoheshin qytetarët për mundësinë e blerjes së kurbaneve dhe therjes së tyre për festën e Kurban Bajramit.

Më pas nëpërmjet panos është bërë thirrje që të paguhet anëtarësia në Bashkësinë Islame të Kosovës, e pas kësaj reklamoheshin oferta për blerje banesash në Ulqin, siç ka qenë deri të hënën.

Sipas të dhënave të databazës së trashëgimisë kulturore, ndërtimi i kësaj xhamie daton që nga shekulli XV, derisa pamja aktuale i takon shekullit XIX... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)