Ansamblit ,,Gjilani”, vendi i dytë  në  festivalin ,,Flakadani i Karadakut  2017”

Ansamblit ,,Gjilani”, vendi i dytë në festivalin ,,Flakadani i Karadakut 2017”

27 mars 2017 11:15

Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Gjilani" mori pjesë në Festivalin mbarëkombëtar -,,Flakadani i Karadakut 2017" dhe u shpërblye me vendin e dytë ne mesin e shumë ansambleve dhe grupeve nga mbarë trevat shqiptare, i cili u mbajt për 16 vite me radhë ne qytetin e Vitisë, në nderim të dëshmorit të kombit Nijazi Azemi.

Ansambli ,,Gjilani" mori pjesë në këtë festival, duke u munduar qe ta pasurojë gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet tona, krahas shume ansambleve dhe grupeve tjera nga: Kosova, Shqipëria,Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora.

Ansambli i këngëve dhe valleve ,,Gjilani" në këtë Festival u paraqit me këngë , valle koreografike dhe valle burimore tradicionale.

Edhe pse me vështirësi e kushte jo të mira për punë, Ansambli ,,Gjilani" po arrin që në të gjitha festivalet dhe organizimet kulturore ta përfaqësojë me dinjitet Gjilanin dhe në përgjithësi Anamoravën, duke u shpërblyer në nga juritë profesionale.

Këto organizime nderojnë dëshmoret tanë dhe janë të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare, njohjen dhe lidhjen sa më shumë të rinjve te mbarë trevave shqiptare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme