Kulturë

“Slobodan Show”: Rrëfimi i trishtë i njerëzve të lumtur

Descriptive Text

Kur lëshoheni në satirë politike të fokusuar në personalitetin e ndonjë figure famëkeqe politike, pikënisje duhet të jetë ideja e qartë rreth asaj se çfarë qëndrimi keni marrë karshi veprimtarisë dhe trashëgimisë së asaj figure.

Që të jetë mjeshtërore, satira në temën e figurave famëkëqija politike duhet ta ketë për bazë edhe gjykimin e qartë të trashëgimive të tyre. Pastaj, të ndiqet nga kjo pikë struktura artistike, me drejtimin e gishtit nga gabimi – dhe keqbërja – natyrisht, nëpërmjet humorit, ironisë e madje edhe teprisë, shkruan sot Una Hajdari në Koha Ditore.

Këtu qëndron vija ndarëse ndërmjet kryeveprave satirike dhe trajtimeve pa shije të veprimeve të tyre, të cilat mund të çojnë edhe nga relativizimi i krimeve të tyre. Më e keqja është kur një punë të tillë e prezantoni si analizë serioze të një figure të tillë famëkeqe dhe të një periudhe të caktuar kohore, kur ajo digjte e kallte, ndërsa elementet e satirës shfaqen në formën e referencave kalimtare për “jetën bujare private apo familjare” të kësaj figure, natyrisht pa akuza serioze kundër atij, që u përball me dënim të gjithëmbarshëm jashtë vendit të tij dhe që e pret tashmë goxha gjatë dënimin prej vetë popullit dhe mjedisit të vet kulturor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)