Kulturë

Lindja dhe zhvillimi i fotografisë

Descriptive Text

Emisioni “Express” i KTV-së këtë javë vjen me një rubrikë të re të quajtur “Jeta në objektiv”.

“Jeta në objektiv” do të shfaqet një herë në dy javë, ku për shikuesit do të prezantojë fotografët e njohur të cilët në pak minuta do të flasin për një temë të caktuar. Do të jetë një rubrikë si lloj mësimi ku shikuesit do të pasurohen me informata rreth fotografisë, aparateve, evoluimit të fotografisë deri më sot, etj.

Në episodin e parë i ftuar ishte fotografi nga Gostivari, Abdultaip Neziri, i cili tash e 12 vjet jeton në Itali.

Ai foli për lindjen dhe zhvillimin e fotografisë dhe krejt në fund mund të shihni edhe diçka nga puna e tij.

Për më tepër ndiqeni storien në video.