Kulturë

“The Zookeeper’s Wife” për terrorin dhe humanizmin

Sado e sikletshme është të pranohet, ka aq shumë filma mediokër për Holokaustin pas “Schindler’s List”.

Natyrisht se përjashtimet ekzistojnë - filmat si “The Pianist” i Roman Polanskit apo “Fatless” i Lajo Koltait, të cilët përmes vizionit të qartë dhe mungesës së sentimentalizmit na kanë bërë që të shohim horrorin me sy të freskët, shkruan “Hollywood Reporter”, transmeton “Koha Ditore”. Por shumica e filmave që definojnë mizorinë e shekullit XX, pavarësisht prej këndit të trajtimit, bazohen në emocione të parashikueshme, pika vizuale dhe muzikore që e bëjnë audiencën të përlotet.

Vuajtja e hebrenjve dhe ligësia e nazistëve duken se nuk paraqiten në formën e duhur. Madje edhe prodhimet më ambicioze si “Inglotious Basterds” i Tarantinos ose “Son of Saul”, të cilët sfidojnë këtë status quo, duke sjellë tone inovative dhe narracione ose stile të tjera, prapë duken të kalkuluar.

Ata më shumë preferojnë shokun sesa lotin, por prapë e shtyjnë audiencën deri në limite; shfrytëzimi i tragjedisë historike dhe zmbrapsja e audiencës mund të marrin forma të ndryshme.

“The Zookeeper's Wife” është përjashtimi i fundit - një storie e vërtetë e mrekullueshme e terrorit dhe humanizmit e kthyer në dramë konvencionale, duke sjellë yllin e Hollywoodit Jessica Chastain dhe një grumbull të kafshëve të këndshme.

Regjisori Niki Caro, i cili në vitin 2002 realizoi filmin “Whale Rider”, dhe më pas dramat që kishin rrezik të mos pëlqehen, “North Country” dhe “McFarland, USA”, nuk është e çuditshme që me “The Zookeeper’s Wife” ka kaluar në anën e sigurt.

Ashtu sikurse me shumë portretizime të asaj periudhe të shëmtuar, figurat qendrore të filmit dhe eksperiencat e tyre janë të pastruara nga kompleksiteti, të ruajtura në një formë që edhe dhimbjen e bëjnë të duket bukur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.