Kulturë

Kur Avni Rustemi shpjegonte në gjyqin e tij arsyen e vrasjes së Esat Pashës

Më 13 qershor të 1920, në kryeqytetin francez, Esat Pasha po dilte nga hotel “Continental”, i shoqëruar nga një mik dhe një mikeshë, për të shkuar në drejtim të automjetit të tij, i parkuar në rrugën “Castiglione”. Avni Rustemi, i cili po priste mbi trotuar, qëllon dy herë mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Si rrjedhim, gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, në faqen e parë të saj, më datë 30 nëntor 1920, një artikull mbi procesin gjyqësor të kësaj vrasje të bujshme, transmeton “Panorama”. Ajo ka botuar shkëmbimet e ndryshme në sallën e gjyqit, ku bie veçanërisht në sy gjakftohtësia e Avni Rustemit.

Më 20 qershor 1920, Avni Rustemi shfaqet para Gjykatës së Krimeve të Rënda të “Seine-s”. Gazeta e përshkruan autorin 27 vjeçar, si të dobët fizikisht, që dukej sikur të ishte 20 vjeçar, me një pamje të mprehtë, i cili ishte i sigurt kur shprehej, me një kokëfortësi që haset tek të gjithë vrasësit politikë. Dhe si ata, ai dinte të përdorte lehtësisht “klishetë”.

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-le-matin-1920-kur-avni-rustemi-shpjegonte-ne-gjyqin-e-tij-arsyen-e-vrasjes-se-esat-pashes/

{gallery}