Rezeta Veliu thotë se nuk ekziston diçka që quhet “ëndrra amerikane”.
“Çdo njeri e ka idenë e vet se çfarë është domethënia e ‘american dream’ dhe kurrë nuk është mjaft. Jam duke e jetuar ëndrrën time me të gjitha të mirat e të këqijat që i ka”, thotë aktorja nga Kosova, e cila kohëve të fundit ka jetësuar një ëndërr të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të këtij muaji, Veliu u paraqit në serialin e një prej televizioneve më të vjetra dhe më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë pjesë e episodit final të serialit “Girls”, që ka nisur të transmetohet në HBO, qysh prej prillit të vitit 2012.
Në episodin e fundit të sezonit të gjashtë të këtij seriali, Veliu portretizoi një regjisore shqiptare dhe në mes të skenës së saj, foli shqip. Kjo gjë nxiti reagime e përkrahje të shqiptarëve që e shpërndanë nëpër rrjete sociale videon me skenën e saj në “Girls”.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Veliu - e cila ka mbaruar studimet për aktrim në New York - rrëfen sesi ka qenë rrugëtimi i saj në botën e reklamave, modelizmit e aktrimit dhe sesi përfundoi në kastën e një seriali siç është “Girls” në SHBA, në një vend ku ajo do të shkonte për herë të parë si refugjate lufte... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.