Kulturë

Se sa me të vërtetë jemi të lidhur me natyrën, na flet gjendja në terren

Lulzim Hoti u lind në Mitrovicë më 1977. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Filologjisë - Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Ndërkaq që nga viti 2000 është përfshirë në sektorin e shoqërisë civile, në nivelin lokal dhe qendror, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka punuar si menaxher, trajner, e po ashtu edhe si producent filmi. Është themelues dhe drejtor i organizatës joqeveritare “7 Arte”, njëherësh edhe i festivalit GREEN në Mitrovicë.

Është anëtar i Këshillit Drejtues i Teatrit të qytetit, si dhe anëtar i Kryesisë së Forumit Kulturor.

Hoti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Rrënjët. Meqë shkolla jonë fillore qe emërtuar për nder të ditëlindjes së Titos, “25 Maji”, gëzonte investimin më modern të viteve ‘80.

Pas mësimit të rregullt mezi prisja të drekoja në shtëpi dhe të kthehesha sërish në shkollë për të marrë pjesë në aktivitetet shtesë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.