Kulturë

Fatet e tri përkthimeve të “Faustit” në shqip

Ajo është një dramë në vargje e shkruar nga një prej shkrimtarëve më të mirë që ka njohur historia e artit.

"Fausti", i mbajtur si kryevepra e Johan Wolgang von Goethes, është përkthyer tri herë në shqip, në të tri rastet nga disa prej emrave më të shquar të përkthimit në botën shqiptare.

Skender Luarasi, Pashko Gjeçi dhe Shpëtim Çuçka janë autorët e tri përkthimeve të “Faustit” në shqip, e të cilët duke qenë se janë bërë në kohë dhe situata të ndryshme prej njëra tjetrës, i kanë përcjellë dhe histori interesante të cilat i ka rrëfyer profesoresha e letërsisë gjermane në Universitetin e Prishtinës, Albulena Blakaj.

E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, ku ajo ka sjellë dhe një botim të vitit 1882 të “Faustit”, Blakaj e cila ka doktoruar pikërisht për Goethen në kulturën shqiptare, ka treguar fatet e këtyre tri përkthimeve.