“Oscars” midis befasive dhe favoritëve

“Oscars” midis befasive dhe favoritëve

04 mars 2018 17:10

Vitin e kaluar “Academy Awards” do të duhej të ishte më i drejtpërdrejtë. “La La Land” pritej të merrte shumë çmime, duke përfshirë edhe atë për filmin më të mirë.

Për disa momente u duk sikur ia doli, pasi që Faye Dunaway tha se “La La Land” ishte fitues i çmimit “Best Picture”. Më pas gjërat ndryshuan kur ai e përmirësoi gabimin dhe u zbulua se çmimi i takoi “Moonlight”.

Duke lënë anash fundin e çmendur të ceremonisë së vitit të kaluar, vetëm gara për çmimin kryesor në edicionin e 90-të të “Academy Awards” duket të jetë e paparashikueshme. Ceremonia do të mbahet sonte në “Dolby Theatre”, derisa komediani Jimmy Kimmel rikthehet në rolin e nikoqirit.

Gati gjithë viti i kaluar është karakterizuar me kampanja të ndryshme e lëvizje, siç ishte fillimisht “Me Too” e më pas edhe “Time’s Up”, përmes së cilave luftohej kundër ngacmimeve seksuale në industri, pas shpërthimeve të njëpasnjëshme dhe akuzave së pari për Harvey Winestien e më pas edhe për të tjerë. Por gara për filmat më të mirë sikur mbeti nën hije pa pasur ide të qartë për favoritët e çmimit kryesor, por jo edhe në kategoritë e tjera. Megjithatë disa prej mediave botërore kanë dhënë parashikimet e tyre për fituesit potencialë bashkë me arsyetimet e tyre... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme