Një perspektivë ndryshe për kufirin

Një perspektivë ndryshe për kufirin

04 mars 2018 15:08

“Jam lodhur duke lexuar për kufijtë në libra”, i thotë së ëmës Francisco Cantú në Krishtlindje, e cila është duke provuar ta bindë të mos i bashkohet patrullës kufitare.

“E di që mund të jetë fort keq, e di që mund të jetë e rrezikshme, por nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër për ta kuptuar vërtet këtë vend”.

Ajo është skeptike. Ajo ishte rojë në Parkun Kombëtar të Maleve të Guadalupes, në lindje të El Pasos, dhe i tregon atij që ka qindra mënyra për nipin e një emigranti meksikan të kuptojë kufirin sesa që t’i bashkohet burokracisë paramilitare, shkruan Koha Ditore.

Ai është i prerë: “Mbase është shkretëtira, ose mbase afërsia e jetës me vdekjen, mbase është tensioni ndërmjet dy kulturave që e bartim brenda vetes. Çfarëdo që është, asnjëherë s’do ta kuptoj mirë derisa nuk jam afër tij”.

Kështu vazhdon ai drejt metaforës më të fuqishme të Amerikës. E ëma e tij tërhiqet në margjinat e rrëfimit, duke u kthyer herë pas here për t’i thirrur ndërgjegjes së tij, për t’i thënë atij ta dëgjojë shpirtin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme