Regjisorja e “Ariut të kristaltë” që u inspirua nga Kosova

Regjisorja e “Ariut të kristaltë” që u inspirua nga Kosova

04 mars 2018 09:08

Një artikull për refugjatët kosovarë në Holandë do të bëhej sebep që regjisorja e re, Sarah Veltmeyer, të niste përgatitjet për një skenar filmi.

Më pas këtë ide do ta përforconte edhe takimi i saj me një djalë të ri nga Kosova, i cili jetonte në Holandë, shkruan Koha Ditore.

Fillimisht, ajo e kishte bazuar rrëfimin nga ajo që kishte dëgjuar, pa pasur shumë informata rreth jetës në Kosovë e as për realitetin që do të gjente pasi vendosi t’ia mësynte Kosovës për një udhëtim “hulumtues”.

Rishkrimi i tërësishëm i skenarit është dëshmi e mjaftueshme që tregon se ky hulumtim do t’i nxirrte në pah të tjera detaje. Filmi i saj 14-minutësh titullohet “Kiem Holijanda”.

Aktorët janë nga Kosova e po ashtu edhe filmi është i realizuar në gjuhën shqipe. Sheshi i xhirimit: një fshat kosovar. Veltmeyer nuk di se si ta përshkruajë vendimin për të ardhur në Kosovë për të realizuar film, e as nuk e di se si ta arsyetojë. Me gjithë sfidat me të cilat është përballur, në fund triumfoi. Qysh në premierë filmi u shpërblye. Dhe atë jo nga një festival i thjeshtë, por mori “Ariun e kristaltë” në “Berlinale”. Kjo dëshmon se rrugëtimi i këtij filmi mund të jetë i gjatë dhe i suksesshëm... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme