Kulturë

Arsimi në Kosovë, luftë për identitet

Data e 23 marsit të vitit 1989, ishte fillimi i ndarjes së pakthim mes Krahinës shqiptare-myslimane të Kosovës dhe Republikës së Se­r­bisë, shkruan Amir Sultan në shkrimin e botuar sot në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Kjo nuk ishte për shkak se Beogradi e zhveshi Krahinën nga të gjitha të drejtat autonome, ia anuloi qeverinë, parlamentin si dhe të gjitha institucionet e tjera legjitime. Por ajo që ndodhi atë ditë ishte fi­llim i zhveshjes së shqiptarëve myslimanë nga identiteti i tyre duke anuluar arsimimin në gjuhën shqipe dhe imponimin e programeve në gjuhën serbe.

Vendimet e Qeverisë serbe në aspektin e arsimit përfshijnë fushat në vijim: mbylljen e të gjitha shkollave të të gjitha niveleve në gjuhën shqipe, duke privuar nga arsimimi më shumë se 430.000 nxë­nës shqiptarë; mbylljen e Universitetit të Prishtinës; ndalimin e çfarë­do aktiviteti akademik në Kosovë, mbylljen e Bibliotekës Ko­mbë­tare e Universitare; ndalimin e transmetimit të programeve në radio dhe televizion në gjuhën shqipe, si dhe shumë vendime të tjera. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.