Arkeologët në gjurmë të skeletit 900 vjet të vjetër në Kalanë e Shkodrës

Arkeologët në gjurmë të skeletit 900 vjet të vjetër në Kalanë e Shkodrës

03 mars 2018 13:03

Arkeologët polakë besojnë se kanë gjetur mbetjet mortore të një trupi të varrosur para 900 vjetësh në Kalanë e Rozafës në Shkodër. Por për ta vërtetuar këtë, mbetjet do t’u nënshtrohen analizave në shtetin francez. Siç është raportuar nga mediat shqiptare të premten, bëhet fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm deri me tash sa u përket hapësirave të Kalasë, që është edhe monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Siç raportohet, skeleti është nxjerrë në sipërfaqe me mjaft kujdes me qëllim që të mos dëmtohej. Arkeologët polakë mendojnë se ky zbulim i përket shekullit XII, kohës së pushtimit nga Perandoria Osmane. Por për të vërtetuar supozimet e arkeologëve duhet pritur një vit, tek pas analizave, rezultatet e të cilave pritet t’i japin ekspertët në Francë, shkruan sot Koha Ditore.

Përgjegjësi i arkeologjisë në Shkodër, Helidon Sokoli raportohet të ketë thënë se me këto kërkime synohet të zbardhet lashtësia e Kështjellës së Rozafatit, konkretisht gjetja e gjurmëve helenistike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme