Kulturë

Hebrenjtë si rival dhe model i serbëve

Bash si antisemitizmi që ia mori për pak anën synimit të vet me judaizimin e “johebrenjve” në vendet ku ishin zhdukur të gjitha gjurmët e pranisë hebraike, ose ku ishin reduktuar në një grusht njerëzish – qysh ka ndodhur me shumë popuj dhe grupe – dëshira për të qenë hebrenj në vend të hebrenjve shndërrohet përnjëherë në diçka konkurruese derisa njerëzit luftojnë të marrin privilegjin e të qenët popull i zgjedhur.

Në përgjithësi, mund të shquhen dy soje të mëdha të antisemitizmit: fetar, me frymëzim të krishterë, që akuzon popullin e Moisiut për vrasjen e Krishtit, dhe që ngulmon në gabimin e tyre pas shpalljes evangjelike; dhe ai nacionalist, që denoncon pakicat të pashtet, si burim të mosndëshkimit, që në fakt është paragjykuese për qenien e kombit, shkruan sot Koha Ditore.

Një i tretë, trend më befasues antisemitizmi u është shtuar këtyre kundërshtimeve tradicionale në gjysmën e dytë të shekullit njëzet: zilia ndaj hebreut si viktimë, modeli i përkryer i fatit të keq.

Kështu, hebreu shndërrohet në model dhe pengesë njëherazi, uzurpon pozicionin e popullit që meriton të gjitha të drejtat që u atribuohen zezakëve, palestinezëve, serbëve, rusëve, polakëve, ato të drejta që burojnë prej revolucionit francez e të tjera.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.