Kulturë

Marrëdhëniet e Dardanisë me Lidinë në tregti, mitologji e skulpturë

Dardania, edhe pse bënte pjesë në trevat e brendshme të territorit ilir, kishte një pozitë të volitshme gjeografike, meqë përmes luginave të lumenjve Dri, Vardar dhe Moravë lidhej me tri botë të rëndësishme: në perëndim me bregdetin ilir të Adriatikut, në jug me botën e Egjeut dhe në lindje me trevat e Detit të Zi.

Rrjedhat e tyre, që herët, në parahistori, kanë diktuar edhe drejtimin dhe karakterin e rrugëve kryesore, nëpërmes së cilave ka vënë marrëdhënie me trevat e cekura. Këto marrëdhënie me botën e Egjeut, përkatësisht me atë të Mesdheut, që nga Bronzi i Mesëm dhe i Vonë, ndikuan në procesin e mëtutjeshëm të tyre, duke filluar nga shekulli VIII me lidhje më të ngushta, për çka flet materiali nga trevat e Maqedonisë dhe Kosovës, për t’u intensifikuar më tej në shekullin VII, shkruan sot Exhlale Dobruna-Salihu në Koha Ditore.

Mirëpo marrëdhëniet më intensive tregtare vihen në shekullin VI, që dokumentohen në Kosovë dhe në trevën e Shkupit e atë të Nishit. Materiali arkeologjik edhe nga koha helenistike dokumenton marrëdhëniet e mëtutjeshme, të cilat vazhdojnë edhe në shekujt e ardhshëm.

Në kuadër të Azisë së Vogël, në këtë rast, këto marrëdhënie do t’i trajtojmë me trevën e Lidisë, meqë deri më tani nga ky aspekt kjo trevë është trajtuar shumë pak. Aq më shumë kur Lidia përbën një trevë shumë të rëndësishme. Ajo, me gjuhë dhe alfabet të vetin, gjatë shekujve VII dhe VI ishte shtet, përkatësisht një mbretëri e fortë dhe e pasur me burime natyrore, gjatë së cilës kohë shënoi edhe zhvillim të fortë të artit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.