“Toy Story” rikthen kujtesën për ribërjen e identitetit kulturor

“Toy Story” rikthen kujtesën për ribërjen e identitetit kulturor

02 mars 2018 08:50

Prishtinë, 2 mars - Me gjashtë piktura dhe një instalacion, Yll Xhaferi në ekspozitën e tretë personale thërret kujtesën personale, por duke tentuar të mbetet objektiv. Siç shpjegohet në disa fletushka që iu shpërndanë vizitorëve në hapjen e ekspozitës, të enjten mbrëma në galerinë ekspozuese “Motrat”, përdorimi i lodrave është bërë duke i vënë në kontekst tjetër, duke u depersonalizuar.

“Sfida e investigimit të anës estetike, por prapë ironikisht duke luajtur me konceptin. Përdorim i stilit abstrakt ekspresionist duke përdorur koncept lokal, në tentim të pozicionimit të krizës së identitetit kolektiv”, shkruhet tutje aty.

Yll Xhaferi përshëndetet me ata që shohin pikturat e aranzhuara në një formë goxha sfiduese për vizitorin dhe zbërthen konceptin e ekspozitës së titulluar “Toy Story”.

E pranon që është njëfarë kthimi në kohë. Një thirrje e memories. Bazohet në kohën e tij të fëmijërisë, në një periudhë konflikti e transicioni, kur lodrat e kishin futur në një botë imagjinare.

Engjëll Berisha, menaxher i galerisë “Motrat”, ka thënë se ajo që e veçon ekspozitën “Toy Story”, është fillimisht aranzhimi.

“Toy Story” është mundësia që Yll Xhaferi ta bindë audiencën se me lodrat e tij ka rikrijuar një identitet kulturor. Sado konfuzion që shkakton ai (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme