Teatri i Kosovës dhe i Shqipërisë me kushte më të këqija në rajon

27 shkurt 2018 22:11

Dy shtetet shqiptare kanë teatro të trashëguara. Ai i Tiranës është kinema fushore e ushtrisë italiane, ndërsa ai e Prishtinës është prej kulturës së partizanëve.

Këtë për Rubikon e tha drejtori Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi.

"Me këtë mburret shteti shqiptar me 100 vjet traditë", shtoi ai, transmeton Koha.net

Ndërsa regjisori Fadil Hysaj njëherësh edhe profesor në Universitetin e Prishtinës theksoi se në hapësirat e tilla nuk bën të mbahen provat dhe rrjedhimisht aktorët do të duhej të kërkonin dëmshpërblim.

“Kosova dhe Shqipëria kanë teatrot në të këqija në rajon, ato nuk i plotësojnë kushtet elementare për të programe artistike”, ka thënp Hysaj.

"Është një ambient kontaminues në të cilin realisht aktorët së pari duhet të kërkojnë për shëndetin e tyre dëmshpërblim sepse provat në atë ambient, nuk është e mundur të mbahen pa pësuar ë kuptimin shëndetësor diçka", ka shtuar i.

Sipas tij, teatri shqiptar ka kushte edhe më të këqija se ai kosovar.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme