Shuhet fizikanti i madh shqiptar

Shuhet fizikanti i madh shqiptar

26 shkurt 2018 10:00

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, fizikanti i shquar shqiptar Petrit Skënde.

Ai ndërroi jetë me 20 shkurt në një institucion për të moshuarit në Westborough në SHBA, pas një sëmudje të rëndë. Të shtunën e 23 shkurtit iu dha lamtumira për t’u prehur me pas ne banesën e fundit.

Petrit Skënde është një nga fizikanët më të shquar shqiptar, një shkencëtar i kalibrit europian. Ai ishte specializuar për fizikë bërthamore dhe për rreth 20 vjet ka qenë nën/drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore të Aplikuar, në Tiranë.

Skënde ka qenë për rreth 30 vjet profesor fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si edhe nën/kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë deri në vitin 1997, kur doli në pension.

I ndjeri ka dy djem të martuar në SHBA, ndërsa gruaja e tij Elisabeta, pas 40 vitesh martese me Petritin, ndërroi jetë në 2010.

Komentet

NY-NY27/02/2018 16:23

Nuk shuhet se ka lane pase dy djem!

Shto koment

Të ngjashme