Saimir Pirgu magjeps publikun spanjoll me rolin e Romeos

Saimir Pirgu magjeps publikun spanjoll me rolin e Romeos

26 shkurt 2018 11:04

“Romeo dhe Xhulieta” është një prej historive më të njohura të dashurisë. Përshtatja operistike që Charles Gounod i ka bërë tragjedisë së Shakespearit, është rikthyer në “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë. Kjo operë për herë të fundit u performua në këtë teatër para 32 vjetësh.

Derisa ky produksion ka shënuar 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit romantik francez, tenori shqiptar Saimir Pirgu dhe laureatja e “Russian Operalia”, Aida Garifullina, mahnitën publikun, me rolin e të dashuruarve në këtë tragjedi, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata u ngjitën në skenë për të sjellë versionin pak më ndryshe të kësaj tragjedie të njohur në mbarë botën, duke lënë shije të ëmbël për publikun e Barcelonës.

Në një storie katër minutëshe të realizuar nga “Euronews” Pirgu dhe Garifullina kanë sjellë rrëfimin e tyre për realizimin e kësaj opere. Televizioni që operon në disa vende të botës në shumë gjuhë performancën e tyre e ka cilësuar si “magjepsëse” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme